Një 18 vjeçar në Golem e ka pësuar keq pasi ka alarmuar banorët e zonës përreth duke u thënë se po binte tërmet dhe duhet të dilnin jashtë.

Mësohet se ai ka bërë thirrje me autoparlant ”dilni jashtë, tërmet 8 ballë”. Kjo shaka e tij i ka kushtuar shumë pasi është vënë në hetim për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik”.

“Më datë 19.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për veprën penale “Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik” për shtetasin G. A., 18 vjeç, pasi në Golem, u kap në flagrancë duke bërë thirrje me autoparlant ”Dilni jashtë, tërmet 8 ballë”, duke ngjallur panik tek banorët”, njofton policia.

Kujtojmë se vendi ynë ka një eksperiencë të keqe me tërmetet, referuar atij të 26 nëntorit të 2019 dhe frika nuk është shuar ende.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *