Dikur “Perandor” i futbollit/ Adriano sot me zor mbahet në këmbë. Ish-sulmuesi filmohet “tapë”, sa nuk e mbajnë këmbët

Adriano konsiderohet si një nga ish-sulmuesit më të mirë të Brazilit por edhe të futbollit botëror.

Por karriera e tij u ndërpre shumë shpejt, pas vdekjes së të atit, dhe problemeve që filluan për shkak të pijes.

Në videon e kapur nga kalimtarë të rastit, futbollisti shfaqet i dehur dhe konfuz, teksa mbështetet te një mik për të qëndruar në këmbë.

Gjithçka ka ndodhur gjatë një feste në Rio De Janeiro, ku ish-futbollisti e ka tepruar me pijen dhe nuk ia ka dalë të kthehet me këmbët e tij në shtëpi, por fama ka bërë që të pranishmit të mos e humbnin rastin për t’i bërë video live.

I “pagëzuar me nofkën “Perandori”, Adriano ishte një nga sulmuesit më të talentuar brazilianë, por pritshmëritë maksimale ndaj tij filluan të veniten me kalimin e kohës, pasi futbollisti u dha pas pijes derisa klubi i Interit vendosi ta rikthejë në Brazil.

Nëse shihni videon e mëposhtme momentet e tij më të mira në fushën e lojës, duke dribluar mbrojtësit më të mirë në botë, si Paolo Maldini apo Alessandro Nesta, sigurisht do ju vijë keq që e shihni në një gjendje të tillë./Vizion Plus/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *