Teksa vazhdoi fushatën për kryetar të PD duke zhvilluar një takim me demokratet në Kavajë, Lulzim Basha falenderoi simpatizantet që sipas tij ia dolën të qëndrojnë të fortë përballë presionit të fortë të kundërshtarit.. Basha tha se demokratët dolën më të fortë dhe më të mëdhenj nga gara, madje më shumë sesa u futen në garë.

 

Faktori kryesor se pse me gjithë angazhimin e kundërshtarit në këtë masakër zgjedhore, ne dolëm nga beteja më të mëdhenj dhe më të fortë seç hymë. Më të mëdhenj jo thjesht në kuptimin numerik të shqiptarëve që zgjodhën të na besonin e të na ndiqnin, ku në fakt në duart tona s’kishte asgjë, asnjë pushtet njësoj si në 91-shin. Por zemrat i kishim ploë me shpresë, me besim, me qëllime të mira për të zgjidhur problemet e panumërta që ky regjim j’ua ka ngarkuar kapicë mbi shpinë, që ky regjim j’ua ka zbrazur tavolinat dhe xhepat. Dhe nga ana tjetër, erdhëm në këtë betejë pas disa betejave të tjera të cilat kanë faktuar se Partia Demokratike është e vetmja forcë në Ballkan dhe në Europën Lindore që i ka mbijetuar fatit dhe historisë për një arsye të vetme: sepse kurrë nuk e ka parë pushtetin si asgjë tjetër, përveçse një mjet për t’i shërbyer qytetarëve.

 

Por Basha foli me një gjuhë të ashpër ndaj rivaleve të tij politik, apo edhe atyre me të cilët dikur ka bashkëpunuar si është rasti i Aqif Rakipit.  Ai madje e cilësoi Rakipin si kriminel dhe analfabet.

 

Ky ishte dhe elementi kryesor i besimit që u ngjall në zemrat e kavajasve dhe të gjithë shqiptarëve. Ata e kuptuan se beteja nuk bëhej për karrigen time dhe karriget tuaja, ata e besuan dhe e besojnë se përballë një pakice harbutësh të korruptuar të cilët kishin dhe kanë për qëllim ta mbajnë vendin peng për xhepat e tyre kishte vetëm një alternativë: familja jonë politike. E vetmja familje vlerash. Ata me kriminelë e analfabete si Aqif Rakipi me shokë e ne me njerëz të vlerave, kulturës, intelektualë. Ata me dhunë, shantazh, terror shtetëror banditësh me një polici në rastin më të mirë në gjunjë  para krimit dhe në shumicën e rasteve shoqëruese e mbrojtëse e krimit, ne me program, me ide, me vizion, me zgjidhje për hallet e panumërta të shqiptarëve të cilat për katër vjet i prekëm derë më derë e shtëpi më shtëpi. Ndaj dua t’ju shpreh mirënjohjen time më të thellë sepse nuk ka qenë thjesht një betejë e pabarabartë. Por ka qenë një masakër kapilare zgjedhore ku ditë për ditë dalin e zbulohen fakte, prova e dimensione të reja të kësaj masakre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *