Për studentët, proceset e thjeshta administrative si dorëzimi i dokumenteve, ose pajisja me numër matrikullimi kryhen pranë sekretarive mësimore shpesh me afate të zgjatura.
Me Sistemin e Menaxhimit të Informacionit të Arsimit të Lartë, disa prej këtyre veprimeve kalojnë në platforma digjitale dhe pa paraqitje fizike.
Fakulteti i Arkitekturës dhe ai i Mjekësisë, janë dy nga institucionet e arsimit të lartë, që kanë vënë në zbatim këtë sistem që prej vitit të kaluar.
Panariti thekson se në nivel fakulteti, një pjesë e proceseve tashmë kryhen online, ndërsa ndiqet nga vetë studenti, pa ndërveprim fizik me sekretaritë.
Vendimi parashikon që platforma të përdoret për procedura akademike si pezullimet dhe transferimet, të cilat aktualisht kryhen me shkresa apo arkivim manual./vizionplus.tv





