Subscribe

Sa vjen e përshkallëzohet gjithnjë e më shumë dhuna që ka sjell protesta e 4 e “jelekverdheve” në Paris kundër qeverisë dhe presidentit Macron.

 

Deri në orën 11:00 mediat franceze kanë raportuar arrestimin e 481 personave në zona të ndryshme të Parisit.

 

Kryeqyteti I Francës është blinduar nga më shumë se 8 miëj policë të shoqëruar nga mjete te rënda të blinduara.

 

Ky organizim I autoriteteve franceze erdhi pas paralajmerimeve për gjakderdhje në rrugët e Parisit nga protestuesit.

 

Jeta sociale-kulturore e sportive është paralizuar në Paris ndërsa protestuesit I kanë shtuar kërkesat e tyre. Protesta e nisur kundër takses së karburantit tani është shndërruar në një proteste kundër presidentit Macron.

 

Kërkesa të tjerë janë dalja nga NATO dhe Bashkimi Europian si dhe rritja e pagës minimale me 40%.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *