Një banesë në Vlorë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të marte. Ngjarja ndodhi në lagjen “Lef Sallata”.

Si pasojë e zjarrit, ka ndërruar jetë një grua 50-vjeçare, invalide, e cila nuk arriti të dilte nga banesa. Viktima identifikohet me inicialet E. Gj.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *