Subscribe

Zyrtari i parë i policisë që doli në veting u shkarkua nga detyra.

 

Shefi i sektorit të ankesave në shërbimin e ceshtjeve te brendshme dhe ankesave rezultoi me probleme sa i takon pasurisë dhe aftësive profesionale.

 

Sipas komisionit të jashtëm të vlerësimit ai nuk justifikoi një shumë prej 1.4 milion lekësh, të ardhura që i kishte siguruar sipas deklarimeve, nga bakshishet në një bingo ku ka  punuar si shef salle, në vitet 1996-1998.

 

Komisioni konstatoi edhe luhatje të aftësive profesionale të Oltion Shehut.

 

Ndërsa numri 2 i shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave, Adriatik Ago me shumë gjasa do të rikonfirmohet në detyrë.

 

Me një karrierë të gjatë, madje në të kaluarën edhe në ushtri me gradën kolonel, Ago rezultoi i pastër në të 3 kriteret e rivlerësimit.

 

Në dy seancat e para të vetingut në polici për gradat e larta, ra në sy se procesi do të jetë një fotokopje e vetingut në drejtësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *