Një zjarr me pasoja ka rënë në pronën e ish shefit të policisë në burgun e Drenovës Ardiatik Parizi.

 

Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës 01.30 të natës në fshatin Gollobërdë ku banon ish drejtuesi I policisë të burgut. Ai ndodhej në gjumë së bashku me gruan e tij kur ka rënë zjarri.

 

Falë reagimit të fqinjëve është evituar tragjedia në jetë njerëzore.

 

Burime konfidenciale, bënë me dije se vatra e zjarrit është krijuar në garazhin e makinës, pranë banesës së Adriatik Parizit. Si pasojë është djegur garazhi dhe makina e tij plotësisht. Zjarri ka prekur edhe një pjesë të banesës, thanë burime pranë ngjarjes.

 

Policia e Korçës ende nuk ka dalë me njoftim zyrtar, e si rrjedhim me shkakun e rënies së këtij zjarri. Dyshohet paraprakisht se shkaku ka qënë një shkëndijë elektrike brenda garazhit. Nuk përjashtohet mundësia e një zjarrvënie të qëllimshme për shkak të detyrës së Parizit. I cili po këto ditë është shkarkuar nga posti I kreut të policisë së burgut Drenovë pas disa lëvizjeve të pezullimit dhe qëndrimit në këtë detyrë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *