Subscribe

Një ngjarje tragjike u regjistrua këtë martë në qytetin e Shkdorës, ku një 13 vjeçare e komunitetit rom humbi jetën si pasojë e flakëve që përfshinë barakanë ku ajo jetonte së bashku me familjen e saj.

 

Ngjarja ndodhi rreth orës 07:10 në lagjen “Salo Halili”. Në momentin e rënies së zjarrit, 13 vjeçarja ishte duke fjetur dhe nuk mundi të dal dot jashtë.

 

Nga flakët u dogjën dhe tre barake të tjera, por fatmirësisht pa persona të tjerë të lënduar.

 

Një i afërm i viktimës rrëfeu se ishte gjyshja e 13 vjeçares ajo që ndezi zjarrin në barakë me qëllim për tu ngrohur por që më pas u kthye në tragjedi.

 

“E kemi pas të shtëpia e fëmijës, e kemi pas edhe në Tiranë. Po shkuam e morëm para vitit të ri që të festonte me familjen. Ajo ka pas probleme mendore, ka qenë gjyshja e vet që ka ndezur zjarrin në barake. Edhe kjo ka qenë në gjumë. Në momentin që është ndez zjarri ka shkuar në banjë, kur ka dal ka pa flakën. Vajza ka qenë në gjumë. Unë i kam njerëzit e gruas.

 

Ndërkohë në vendngjarje shkuan menjëherë forcat zjarrëfikëse të cilat neutralizuna flakët, ndërsa një grup hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *