Një automjet tip Benz ka marrë flakë dhe është djegur plotësisht në autostradën Tiranë-Durrës.

 

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e të hënës rreth orës 23:00. Automjeti, sipas policisë, në pronësi të shtetasit, P.Z., banues në Tiranë, ishte braktisur në anë të rrugës.

 

Automjeti ishte vjedhur më datë 23.09.2019 dhe ishte shpallur në kërkim. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *