Një zjarr I madh që ka zgjatur disa orë ka djegur mbrëmjen e së enjtes deri në mengjesin e së premtes sipërfaqe të mëdha me ullishte në zonën e Dushkut në Lushnje.

Zjarri dyshohet se ka nisur në krahun që ndan njësine administrative Dushk I Madh me Peqinin dhe më pas është përhapur me shpejtësi të madhe falë erës së forte që ka fryrë por edhe faktit që vec sipërfaqës së madhe me ullinj ka pasur edhe zona të tëra me shkurrë që kanë favorizuar shtimin e flakëve. Ndonëse zjarrëfikësit e Lushnjes mbërriten në afërsi të vendit ku ishin përhapur flaket, ndërhyrja ka qënë tejet e vështirë pasi mungesa e rrugëve n këtë zonë kodrinore nuk lejonte depertimin drejt vatrës kryesore. Punonjësit e njësisë administrative dhe të bashkisë Lushnje por edhe banorët kanë provuar të shuajnë flaket por kjo gjë nuk ka shmangur dëmet e mëdha.

Mijëra rrënjë ullinj janë djegur duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në frutikulture.

 

Zjarri u minimizua shume ne oret e mengjesit por era qe ka nisur te fryje me shpejtesi me te madhe pas ores 09:00 e ka veshtiresuar shume situatenb…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *