Subscribe

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë me dije se vatrat e zjarrit në Gjirokastër janë eliminuar.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, Peleshi shkruan se pas një nate të vështirë, u arrit që flakët të neutralizoheshin.

 

Në mesazhin e tij, ai kërkoi edhe bashëkpunimin e qytetarëve për të identifikuat zjarrvënësit e qëllimshëm.

 

“Dielli lind përsëri në Gjirokastër. Pas një nate mes zjarresh, falë punës së palodhur dhe me sakrifica te Forcave të Armatosura, forcave zjarrfikëse dhe forcave të tjera të Bashkisë Gjirokastër, vatrat e zjarrit janë eliminuar. Vazhdojmë vigjilencën dhe kërkojmë bashkëpunim komunitar për të identifikuar zjarrvënësit e qëllimshëm. #Gjirokastra”, shkruan Peleshi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *