Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka folur për dialogun me Serbinë.  

Gjatë një konference për mediat, ai shpreson qe takimi në Shtëpinë e Bardhë që do të mbahet më 27 qershor në Washington të ketë rezultate konkrete.

Thaçi theksoi se do të jetë përballë Serbisë me ndërmjetësim të SHBA –ve , ndërsa shtoi se institiucinet e Kosovës do të jenë të unifikuara në qëndrimin e tyre.

I dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell deklaroi dje se liderët do të takohen më 27 qershor në Ëashington, ku paralajmëroi se nëse palët janë të pakënaqura nga diskutimet e 27 qershorit, ato do të kthehen në “status quo” pasi të largohen nga Uashingtoni.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *