Subscribe

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi zhvilloi sot në Bruksel takim me homologun e tij serb Aleksandër Vuçiç në praninë e Shefes për Politikë të Jashtme në Bashkimit Evropian, Federica Mogherini në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

 

Pas takimit, presidenti i  Kosovës Hashim Thaçi u shpreh se ishte një takim i shkurtër, por jo i lehtë.

 

Ndërkohë Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pas takimit ka deklaruar se nuk funksionon vetëm me zgjidhjen që po ofron delegacioni i Kosovës, që është njohja e pavarësisë së Kosovës.

 

  “Kjo është pyetje që më bëhet çdo ditë. A do të shohim një kompromis, dhe  cila do të jetë zgjidhja e kompromisi? I vetmi kompromis dhe zgjidhje që na ofrohet, që të gjitha partitë politike kosovare, veçanërisht Hashim Thaçi dhe të gjithë të tjerët po na ofrojnë gjithmonë është që ta pranojmë pavarësinë e Kosovës.  Nuk funksionon kështu. Ne kemi nevojë për t’u ulur dhe ne duhet të përpiqemi. Ju nuk mund të jeni plotësisht të kënaqur, ne nuk mund të jemi plotësisht të kënaqur. Ne të dy jemi të pakënaqur në mënyrë të barabartë, kjo do të thotë se ne jemi në gjendje të arrijmë një zgjidhje reale kompromisi.”

 

Pas takimit të delegacionit të Kosovës  me përfaqësuesen e lartë Mogherini, shefi i ekzekutivit Haradinaj bëri të ditur se delegacioni dëshmoi se institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë. Shefi i qeverisë theksoi se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve duhet të përmbyllet me njohje reciproke.

 

Ndërkohë Zëdhënësja e Komisionit Europian për Politika Fqinjësore dhe Negociata të Zgjerimit, Maja Kociancic konfirmoi se ne takimin e Mogherinit me delegacionin Kosovar u fol per progresin dhe përpjekjet e Kosovës ne rrugën drejt integrimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *