Subscribe

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për reciprocitetin e targave.

 

Von der Leyen e konsideron një zhvillim shumë pozitiv pas takimeve që realizoi të mërkurën me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin Aleksandër Vuçiç.

 

“Unë mirëpres ngrohtësisht marrëveshjen e arritur sot në Bruksel midis Serbisë dhe Kosovës. Ky është një zhvillim shumë pozitiv pas takimeve të mia me Presidentin Vuçiç dhe kryeministrin Kurti. Është mirë për të gjithë rajonin.Dialogu tani duhet të vazhdojë”, shkruan Von der Leyen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *