Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka shpërndarë në “Twitter” reagimin e Komisioneres se BE për Kulturën, Mariya Gabriel, e cila mbështet mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar.

Mes të tjerash, krydemokrati përsërit thirrjen që të ndalohet menjëherë dhunimi i Kushtetutës dhe provokimi për shembjen e paligjshme, sipas tij, të Teatrit Kombëtar.

“Faleminderit @GabrielMariya, @europanostra dhe @LSorecaEU për mesazhet e qarta për respektimin e ligjit dhe thirrjen për dialog me artistët dhe ekspertët e trashëgimisë kulturore. Të ndalet menjëherë dhunimi i Kushtetutës & ligjit dhe provokimi për prishjen e paligjshme të TK”, shprehet Basha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *