Shqipëria ka dërguar drejt Italisë kontigjentin e dytë të bluzave të bardha për ti ardhur në ndihmë shtetit fqinj në luftën kundër COVID-19.

Nga aeroporti i Rinasit, mesditën e së hënës janë nisur drejt Italisë 60 infermierë për të dhënë kontributin e tyre në përballimin e situatës.

Ky personel mjekesor është krijuar me infermierë nga disa qytete të vendit e që nuk bëjnë pjesë në vijën e parë të betejës më sëmundjen në Shqipëri.

Disa prej infermierëve janë të punësuar në institucione shëndetësore në Shqipëri, por ka edhe nga ata që ishin të papunë.

Në dy postime te ndryshme fillimisht ne twitter dhe pastaj ne facebook, Ministri i Jashtëm italian, Luigi Di Maio falenderoi kryeministrin Rama për ndihmën e dhënë.

Falënderoj kryeministrin Edi Rama, qeverinë shqiptare dhe popullin shqiptar për çertifikatën e dytë të shkëlqyer të miqësisë konkrete të dërguar në Itali.Gjashtëdhjetë infermierë për të mbështetur forcat tona të bardha, në vijat e para të mbi 40 ditëve të luftimit të virusit. Një ndihmë konkrete, një dhuratë tjetër, që vjen nga miqtë tanë shqiptarë.
Krenar për ndihmën që Italia po merr nga shumë shtete në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *