Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili i ka dhuruar Shqipërisë 1 milionë euro për rindërtimin e zonave të prekura nga tërmeti, ka kujtuar sot 26 nëntorin e vitit të kaluar.

 

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se një vit më parë, kombi njohu një valë të fuqishme solidariteti nga të gjithë anët dhe se “kufiri u zhduk mes nesh”.

 

Pacolli shtoi se ndiehet i lumtur që ai u bë pjesë e solidariteti, ku tregoi se u nxit veçanërisht nga e bija.

 

“Një vit më parë, Shqipëria u godit nga një tërmet i tmerrshëm që mori shumë jetë njerëzish. Është ky momenti të përkujtojmë plot mëshirë te vdekurit dhe të ngushëllojmë sërish familjet e tyre. Por një vit më parë, kombi ynë njohu një valë të fuqishme solidariteti nga të gjithë anët, ku Kosova bëri pjesën e vet. Në të gjitha format. Vëllezërit e motrat u bënë bashkë dhe kufiri u zhduk mes nesh. Jam i lumtur që dhe unë u bëra pjesë e këtij solidariteti së bashku me familjen time, me nxitjen e veçantë të bijës sime Hana.  Sot ndihma ime është pjesë e një projekti urbanizues në zonën e Thumanës, nga më të goditurat prej tragjedisë. Së bashku do të bëjmë shtëpi më të forta për ata që një vit më parë mbetën në qiell të hapur.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *