Subscribe

Per t’i kujtuar nje nga krizat me te renda ende te pazgjidhura, ate te emigranteve, kryeministri grek Alexis Cipras i beri nje dhurate simbolike shefit te OKB-se Ban Ki Moon, qe vizitoi kete te shtune Athinën. Ishte nje jelek shpëtimi, nje nder mijëra te tille te gjetur ne brigjet greke, te cilin sekretari i përgjithshëm e veshi, por e hoqi shume shpejt.

Aleksis Cipras: Eshte nje dhurate simbolike, nje jelek nga ato qe përdorin mijëra refugjate, qe arrijne ne ishujt greke pasi kalojne detin Egje, se bashku me nje urim qe marrëveshja e BE me Turqinë, qe ka reduktuar fluksin e emigranteve te vazhdoje te zbatohet.

Ban Ki Moon vlerësoi ate çka ka bere Greqia per përballimin e kësaj krize, edhe pse qindra emigrante kane gjetur vdekjen ne det dhe beri apel qe edhe vende te tjera ta ndihmojnë.

Ban ki Moon: Greqia ka treguar solidaritet duke shpëtuar jete njerëzish, por ajo nuk mund te lihet veten ne kete sfide. Duhet te punojmë se bashku per te mbrojtur njerëzit dhe per ndarje te përgjegjësive mes vendeve.

Shefi i OKB-se, pas takimit me Cipras dhe presidentin Pavllopulos vizitoi ishullin Lesbos, nje nga pikat hyrëse te emigranteve.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *