Ish-deputetja e PD, Dhurata Çupi akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka gënjyer për spitalin e Laçit pas tërmetit, për të cilin premtoi se do të ndërtohej brenda pak muajsh.

 

Me anë të një postimi në “Facebook”, Çupi tha se një vit pas tërmetit, 50 mijë qytetar nuk marrin dot shërbim në spital.

 

“Gënjeshtrat e Edi Ramës dhe Taulant Ballës për rindërtimin pas tërmetit nuk pijnë më ujë. Sado të përpiqen, ata nuk e ndryshojnë dot faktin se Laçi është pa spital dhe mbi 50 mijë qytetarë nuk marrin shërbim të mirëfilltë spitalor. As Edi Rama , as Taulant Balla nuk i zhbëjnë dot mashtrimet e një viti më parë se spitali do të ndërtohej për pak muaj. 👇 Sot e kësaj dite, ndërtimi i spitalit ende nuk është tenderuar. Mjaft më me mashtrime dhe përdorim politik të fatkeqësive! Është koha për ndryshim”, u shpreh Dhurata Çupi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *