Gjykata e Vlorës dha masën e sigurisë burg pa afat për Agron Hametin dhe 30 ditë burg për dy të arrestuarit e tjerë, Astrit Hametin dhe Nusret Hodën, të akuzuar për vrasjen e 56 vjeçarit të shtunën në qytetin bregdetar.

 

Të akuzuarit mbërriten në gjykate nën masa të rrepta të sigurisë.

 

Sipas trupit gjykues Agron Ahmeti është autori kryesor i ngjarjes ku humbi jetën Stavri Mino. Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e të shtunës përpara një lokali në zonën e plazhit të vjetër ne Vlorë.

 

Stavri Mino u raportua fillimisht se vdiq aksidentalisht, por pas autopsisë u provua se 56 vjeçari humbi jetën si pasojë e goditjes me grushte, shkelma dhe me sende të forta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *