Policia e Tiranës ka arrestuar këtë të hënë një 35-vjeçar, pasi ka dhunuar gruan e tij.

Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale A.Ç., i cili ka ushtruar dhunë fizike në banesë ndaj bashkëshortes së tij, në prezencë të fëmijëve të mitur. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Tre Dëshmorët” në kryeqytet.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *