Nje 30 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij në ambientet e një lokali.

 

Në pranga përfundoi shtetasi me iniciale E. L. Ngjarja ka ndodhur në zonën e “Unazës së Re” në kryeqytet.

 

Ndërkohë, uniformat blu kanë arrestuar një 50-vjeçar, ndërsa ka shpallur në kërkim I.SH, 20 vjeç, pasi përdorën sende të forta gjatë një konflikti të çastit në “Misto Mame”.

 

Ata kanë goditur me mjete të mprehta shtetasin M. S., duke i shkaktuar dëmtime në pjesë të ndryshme të trupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *