Autori që dhunori një javë më parë një kambist dhe gruaja e tij në Memaliaj, është kapur këtë të martë në Shkodër.

 

Informacionet bëjnë me dije se autori i shpallur në kërkim është ndaluar nga blutë e Shkodrës që kanë mundur ta identifikojnë. Ngjarja ndodhi të martën e kaluar në një dyqan në qendër të qytetit të Memaliaj, në pronësi të Mustafa Mustafait.

 

Mustafai me bashkëshorten ishin ende në dyqanin ku tregëtojnë artikuj industrialë, në kohën kur një person i paidentifikuar i ka goditur dhe i ka marrë me forcë rreth 50.000 lekë si dhe një telefon.

 

Kambisti 70-vjeçar përfundoi në spitalin rajonal “Omer Nishani” Gjirokastër me gjithë bashkëshorten.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *