Presidenti Ilir Meta ka reaguar për ngjarjen në Kavajë pas pretendimeve të qytetares Elsa Bita se është dhunuar nga Shefi i Komisariatit Divjakë.

 

Kreu i shtetit thotë se nesër do të jetë edhe referendum kundër dhunës dhe pro paqes.

 

Ngjarja e Divjakës, sipas tij, mund të ishte parandaluar nëse do të ishin hetuar katër kallëzimet e bëra nga PD drejt shefit të komisariatit të Divjakës.

 

“Shqipëria nesër në Referendum kundër dhunës dhe pro paqes e bashkëjetesës demokratike dhe vëllazërore, si shqiptarë dhe shtetas të barabartë para ligjit. Barazia e votës na garanton barazinë përpara ligjit. Sovrani është nisur të marrë në duart e tij vullnetin, që ia tjetërsuan përmes dhunës.  Me qetësi dhe vendosmëri t’i tregojmë Europës së Bashkuar se e meritojmë vendin tonë plotësisht si anëtarë me dinjitet dhe identitet. Ngjarja e rëndë e ndodhur sot në Divjakë mund të ishte parandaluar nëse të katër kallëzimet do të ishin hetuar në kohë”, shkruan Meta.

 

Elsa Bita ka deklaruar se ajo u dhunua nga Shefi i Komisariatit Divjakë sepse po filmonte një takim elektoral të PS.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *