Dy persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për amrëmbajtje pa leje dhe dhunë në familje.

 

Të ndaluarit janë shtetasit me iniciale A.D, 23 vjeç dhe B.F, 42 vjeç banues në Tiranë.

 

Sipas policisë 23 vjeçari është kapur me një armë zjarri pistoletë të markës GLOCK, me një krehër me 15 copë fishekë luftarakë në rrugën “Dervish Hatixhe”.

 

Ndërsa 42 vjeçari është akuzuar se ushtronte dhunë psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes së tij. Ndërkohë në cilësinë e provës materiale policia ka sekuestruar një armë zjarri me mulli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *