Prokuroria e Korces i kerkuar policise te  plotesoj me tej hetimin e asaj cfare ndodhi ne ndeshjen e pare te sezonit Skenderbeu-Partizani. E thene ndryshe grupi i hetimit i ka kerkuar policise sigurimin e pamjeve filmike.

Dhuna e shpërthyer që në ndeshjen e parë të javës së kampionatit të kategorisë superiore midis tifozerisë së Partizanit dhe asaj të Skënderbeut, është bërë objekt hetimi I Prokurorisë. Burime pranë organit të akuzës, bëjnë me dije se çështja është drejt grumbullimit të provave. Për këtë, Prokuroria ka kërkuar nga policia e Korçës dhe oficerët e saj të policisë gjyqësore sigurimin e pamjeve filmike në stadium gjatë ndeshjes Skënderbeu-Partizani. Nga ana e saj, policia mësohet se do ti drejtohet kompanisë Supersport, me të drejtë ekskluzive trasmetimi, për sigurimin e këtyre pamjeve filmike. Këto prova filmike, do të vihen në dispozicion si të Prokurorisë së Tiranës, edhe asaj të Korçës, për të evidentuar dhe proceduar penalisht tifozët përkatës që u bënë protagonistë të dhunës. Ka të dhëna se do të ndërmeren masa të ashpra për tifozat ultras që shkaktuan trazirat në stadiumin e Korçës. Për tifozat ekstremistë pritet përjashtimi deri në 3 vjet dhe mos hyrja në të gjitha stadiumet e vendit. Për një kategori tifozash më pak të dhunshëm e problematikë që do evidentojë Prokuroria, pritet dënimi me gjobë nga 10-50 mijë lekë të reja. Kujtojmë se Komisioni I Disiplinës I FSHF për ngjarjet e dhunës të ndodhura në stadiumin ‘ Skënderbeu’ dënoi klubin korçar si pritës me 5 ndeshje pa spektatorë dhe 300 mijë lek të reja gjobë. Me 4 ndedhje pa spekatatorë dhe gjobë u ndëshkua edhe klubi I Partizanit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *