Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe deputeti i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili kanë debatuar gjatë séances së sotme plenare.

Vasili ka kërkuar llogari për dhunën e ushtruar gjatë protestave të qytetarëve për rritjen e çmimeve, ndërsa theksoi se çështjen do ta ndiqte edhe në Gjykatë.

 

“Është bërë normë dhe mënyrë të vepruari dhe ndërhyrja e dhunshme e personave me kapuc të zi pa asnjë mjet identifikimi që dhunojnë dhe marrin zvarrë protestuesit dhe aq më keq në rastin e fundit kur protestat ishin tërësisht paqësore. Këta njerëz të cilët u ngjajnë vërtet gangsterëve që s’kanë lidhje fare me policinë ndërhyjnë dhe izolojnë personat i arrestojnë i marrin zvarrë dhe i dhunojnë. Kemi dhe të tillë civilë prap me kobure në brez, njerëz të vetmuar të izoluar vërsulen si shtazë mbi ta dhe e gjithë kjo situatë zhvillohet në sytë e publikut dhe i vetmi preokupacion i regjistruar me zë dhe figurë është që drejtuesit e policisë i njoftojnë dhe i tërheqin vëmendjen të kenë parasysh se ka kamera ka mjete të identifikimit. Pra është krejtësisht një veprim illegal, një veprim horrash të cilët duan të bëjnë cdo llloj paligjshmërie por preokupacioni vetëm është që ata të mos identifikohen. Nuk e di se cili nga ju në sallë do pranonte të rrëmbehej dhe të dhunohej nga horra të këtij niveli”, tha Vasili.

 

Nga ana tjetër, Çuçi tha se në asnjë rast nuk ka pasur akte dhune.

 

“Arrestime ka pasur, por dhunë jo. Sigurisht që këto janë konfirmuar nga mungesa e dhunës, arrestimet janë të ligjshme sipas Gjykatës. Nuk është shkelur asnjë shkelje e procedurës së arrestimeve. Polici në Durrës ka qenë me armë sepse ka qenë një protestë spontane. Ne e kemi ndjekur si rast”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *