Mjekët e spitalit të Durrësit protestuan mëngjesin e së hënës për dhunimin e kolegut të tyre dy ditë më parë.
Bluzat e bardha u mblodhën perpara hyrjes së spitalit dhe iu bënë thirje autoriteteve të marrin masa për të parandaluar aktet e dhunes te cilat kane qene te perseritura.
Shefi i shërbimit të urgjencës Gjergj Qerimi i kërkoi policisë së shtetit te marre masa për të garantuar punën e mjekëve.
Ai theksoi se sidomos në repartin e urgjencës duhet të jetë e pranishme uniformat blu për shkak të problematikës dhe fluksit të punës.
Mbrëmjen e së shtunës dy persona të dehur, pas një konflikti banal, dhunuan me sende të forta mjekun e urgjencës.