Dhoma Ekonomike e Gruas prezantoi këtë të enjte drejtuesit e nëntë Komiteteve Drejtuese të Industrive të ndryshme që aderojnë në këtë dhomë.

 

Në krye të Komitetit të Edukimit dhe Kulturës u prezantua Irena Toçi.

 

Gratë që drejtojnë dhe menaxhojnë bizneset, që ishin prezente në aktivitet, kërkuan nga komitetet të nxjerrin problematikat e çdo sektori.

 

Në këtë mënyrë, sipas tyre, nxitet zhvillimi i bizneseve. Theksi u vendos edhe te bashkëpunimi mes njëra-tjetrës dhe u dakordësuan për t’u ulur edhe në tryeza të tjera për të çuar përpara planet e zhvillimit.

 

Drejtueset e zgjedhura në çdo komitet:

-Komiteti i Edukikimit dhe Kulturës-Irena Toçi

-Komiteti i Ligjeve dhe Taksave-Erisa Doçi

Komiteti i Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale-Merita Muçaj

Komiteti i Bujqësisë dhe Industrisë Ushqimore-Griselda Cela

Komiteti i Turizmit dhe Shërbimeve-Arjana Isaku

Komiteti i Ndërtimit, Infrastrukturës dhe Energjetikës-Rudina Murati

Komiteti i Inovacionit dhe Teknologjisë-Rafaela Rica

Komiteti i Industrisë Tekstile-Aurela Bakushi

Komiteti i Medias dhe Komunikimit-Anisa Ymeri

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *