Subscribe

Investitorët italian që operojnë në vendin tonë japin alarmin se klima e të bërit biznes në Shqipëri është përkeqësuar ndjeshëm. E ndërsa qeveria është e fokusuar tek debatet politike, sinjalet që vijnë nga treguesit ekonomike janë pesimiste, madje me nje humbje të fortë besimi për vijueshmerinë e mëtejshme. 2 shoqatat italiane kokretisht Dhoma e Tregtisë, si dhe Shoqata e Industrialistëve në një deklarate publike thonë se janë duke ndjekur me shumë shqetësim shifrat e publikuara nga INSTAT si dhe ato nga Banka Boterore te cilat flasin për një përgjysim të rritjes ekonomike. Ata e venë theksin tek adminsitrata publike që sipas tyre është në paralizë të plotë.

 

“Funksionimi i administratës publike gjithashtu ka krijuar shqetësim ndër investitorët, të cilët janë tashmë të lodhur nga nëpunësit publikë që kanë tendencën t’u shmangen vendimeve për të cilat ata do të duhej të ishin kompetentë, si dhe çdo lloj forme dialogu konstruktiv dhe të vazhdueshëm me bizneset; biznesi has vështirësi të dukshme në gjetjen e bashkëbiseduesve kompetentë dhe vetëm rrallë herë merr përgjigjet e duhura.”

 

Investitorët italianë adresojnë edhe kritika ndaj qeverisë, e cila sipas tyre nuk po thellohet tek shkaqet e vërteta të gjendjes ekonomike, por e justifikon këtë situatë me faktorë të jashtëm.

 

“Pavarësisht këtyre, vëmendja e institucioneve duket se përqëndrohet vetëm në debatet politike, pa u thelluar në analizën e shkaqeve të vërteta të ngadalësimit ekonomik dhe të klimës në rritje të humbjes së besimit që duket ka përfshirë të gjithë sipërmarrësit, duke preferuar, në vend të kësaj, të gjendet faji tek ndikimi i faktorëve të jashtëm.”

 

Dhomat e tregtisë kërkojnë angazhimin e menjëheshëm të qeverisë dhe nënpunësve të saj për të rritur efikasitetin si dhe për të vijuar më tej reformat, të cilat do të nxisin  një rritje te qëndrushme ekonomike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *