Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare zhvilloi një takim ku prezantoi përmbledhjen e ecurisë së projektit “Angazhimi i Diasporës në Transferimin e Njohurive Bujqësore në Shqipëri” zbatuar nga vetë Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe Shoqata e Kultivuesve Italinë (AIC),  në bashkëpunim me programim e  IOM Albania “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë”  dhe Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AICS) në Shqipëri.

 

Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës, Ardian Leka theskoi se ky është një projekti i parë i  zbatuar nga Dhoma në fushën e bujqësisë, por edhe më i suksesshmi:

 

 “Jemi krenar për punën e bërë nga Dhoma e Biznesit të Diasporës, së bashku me shoqatën e kultivuese italiane, si dhe pa diskutim mbështetja shumë e rëndësishme e IOM Albania. Ky është një projekt i parë i  zbatuar nga Dhoma në fushën e bujqësisë, por edhe më i suksesshëm. Projekti ishte i shkurtër në afat kohor, por rezultatet ishin shumë të mira. Dhoma e Biznesit të Diasporës e krijuar para dy vitesh e ka në focus të saj saj bujqësinë pasi është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit. Pjesëtarë të Diasporës Shqiptare kudo që ndodhen në botë merren me bujqësi dhe janë të lidhur ngushtë me këtë sektor të ekonomisë. Dhoma do vazhdojë të ndërtojë ura të reja bashkëpunimi dhe përvojat e marra në Diasporë do ti sjellim në vendin tonë amë.Një formë shumë e mirë është nxitja e të rinjve për t’u marrë me bujqësi, pasi kjo do të siguronte një të ardhme”.

 

Ndwrsa Manoela Lussi, Menaxhere e Programit të IOM Albania u shpreh shumë optimiste për ecurinë e këtij projekti, duke theksuar gjithashtu potencialin e Diasporës shqiptare në bujqësi, turizë dhe në sipërmarrje.

 

“Si pjesë e Programit të Diasporës ne kemi punuar me tetë shoqata nga diaspora shqiptare, OJQ në Itali dhe Shqipëri përmes katër projekteve të fokusuara në zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit. Ne besojmë se projekte të ngjashme krijojnë mundësi të reja ekonomike për zonat lokale, prodhuesit bujqësorë dhe fermerët duke optimizuar prodhimin dhe proceset e lidhura me punën, duke rritur njohuritë teknike të fermerëve dhe duke shkëmbyer praktikat më të mira midis kontekstit italian dhe atij shqiptar”.

 

Dhoma e Biznesit të Diasporës (DHBD) , në kuadër të zbatimit të Projektit “Angazhimi i Diasporës në transferimin e njohurive bujqësore në Shqipëri”, mbështetur financiarisht nga IOM Albania,  ka prezantuar ditën e sotme platformën online diasporanameson.

Një platformë online që i dedikohet sipërmarrësve të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në sektorin e bujqësisë, të rinjve që synojnë të ndërtojnë të ardhmen e tyre në këtë sektor, investitorëve potencialë që kanë interes të investojnë në krijimin e ndërmarrjeve të reja në këtë sektor si edhe amatorëve të bujqësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *