Subscribe

Dhoma lokale e avokatisë në Korçë ka vendosur të bojkotojë proçeset gjyqësore, në shenjë proteste për ngjarjen e rëndë të vrasjes së avokatit në Elbasan pak ditë më parë.

 

Avokatët e Korçës i janë bashkuar vendimit të Dhomës Kombëtare të Avokatisë në këtë bojkot që fillon nga data 26 dhe zgjat deri në datën 28 mars.

 

“Nuk do të afrojmë asnjë shërbim avokatie me përjashtim të masave të sigurisë dhe asistencës ligjore për të mitur” deklaroi Arben Lena, kryetar I Dhomës së Avokatëve në Korçë.

 

Për të ndjekur të gjitha hapat e këtij bojkoti, Lena dorëzoi edhe shkresën për shtyrjen e gjyqeve pranë Gjykatës së Faktit Korçë.

 

“Atentati ndaj kolegut tonë në Elbasan, është atentat ndaj Institucionit të Avokatisë dhe profesionit tonë që mbron liritë dhe të drejat e njeriut’ tha më tej Lena.

 

Ai theksoi se avokatët ndihen vazhdimisht të rrezikuar në punën e tyre, duke vënë në dukje dy rastet tragjike me vrasje që janë regjistruar në vendin tonë.

 

Avokatët e kanë nisur bojkotin e proçeseve gjyqësore me kërkesën që të identifikohet autori I vrasjes së kolegut të tyre në Elbasan dhe të zbardhet kjo ngjarje.

 

Në të kundërt paralajmërojnë edhe përshkallëzimin e protestës së tyre.

 

Dhoma lokale e avokatisë Korçë që përfshin edhe Pogradecin, ka 70 avokatë që vendosën të gjithë bojkotin e proçeseve gjyqësore me një afat tre ditor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *