Në përplasjet më të ashpra që prej një lufte 50-ditore në verën e vitit 2014, Izraeli dhe Hamasi kanë intensifikuar sulmet me raketa, duke lënë pas dhjetëra viktima dhe qindra të plagosur, mes tyre edhe fëmijë.

 

Që nga dita e hënë, militantët e Gazës lëshuan mbi një mijë raketa të cilat u pasuan me shpërthime në të gjithë zonën e populluar dendur të Tel Avivit. Ndërsa Izraeli u kundërpërgjigj duke rrafshuar një ndërtesë 12-katëshe të përdorur nga grupi militant Hamas.

 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu u zotua ta zgjerojë ofensivën ndërsa dërgoi 80 avionë për të bombarduar Gazën, një enklavë prej 2 milion banorësh.

 

BENJAMIN NETANJAHU KRYEMINISTER I IZRAELIT

 

“Në situatën ku gjendemi, forca dhe frekuenca e sulmeve do të shtohen fuqishëm. Hamasi dhe Xhihadi Islamik do ta paguajnë shumë shtrenjtë çdo lëvizje. ”

 

Përgjigja nga militantët gjithashtu vjen kërcënuese.

 

ISMAIL HANIYEH LIDER I HAMASIT

“Nëse Izraeli kërkon të përshkallëzojë dhunën, ne jemi gati për këtë. Dhe nëse duan ti japin  fund, përsëri jemi gati. E nëse duan ti heqin duart nga Jerusalemi, jemi plotësisht gati.”

 

 

Ndërkohë në komunitetet arabe në të gjithë Izraelin shpërthyen demonstratat, një tjetër sinjal ky për zgjerimin e trazirave. Protestuesit i vunë flakën dhjetëra automjeteve si dhe u përplasën me policinë. Izraeli ka shpallur një gjendje të jashtëzakonshme në qytetin qendror të Lod pas trazirave nga arabët izraelitë.

 

Shtëpia e Bardhë dënoi sulmet, duke thënë se Izraeli ka një të drejtë legjitime për t’u vetëmbrojtur por nga ana tjetër, Jeruzalemi duhet të jetë një vend i bashkëjetesës.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *