Mbi 100 civilë mes tyre dhe 20 fëmijë, u vranë si pasojë e një sulmi ajror nga forcat qeveritare siriane në Gotas Lindore, pranë Damaskut, e cila kontrollohet nga rebelët. Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut njoftoi se brenda 24 orëve të fundit, 470 persona janë plagosur, disa prej të cilëve janë në gjendje kritike për jetën.

 

Duke kërkuar ndalimin e bombardimeve, Koordinatori rajonal i OKB, Panos Moumtzis, tha se situata po del jashtë kontrollit.

 

Ende nuk ka pasur ndonjë koment nga ushtria siriane, por qeveria thotë se ajo synon te godasë vetëm militantët. Ka te dhëna se ushtria po përgatit ofensivë tokësore në këtë rajon.

 

Forcat siriane kanë intensifikuar përpjekjet për të rimarrë nën kontroll zonën më herët këtë muaj, duke lënë me qindra të vrarë dhe mijëra të plagosur, ndërsa miliona të tjerë janë larguar nga vendi.

 

Kjo është zona e fundit që mbetet në duart e opozitës afër kryeqytetit Damask. Muajin e ardhshëm shënohen plotë shtatë vite konflikt civil në Siri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *