Dhjetë anëtarët e familjes Cara dhe Greku, që humbën jetën në tërmetin e 26 nëntorit, përcillen për në banesën e fundit.

 

Mes dhimbjesh e lotësh, familjarë, miq por dhe qytetarë të ndryshëm kanë dhënë lamtumirën për dy familjet.

 

Në ceremoni i pranishëm ka qenë dhe kreu I qeverisë, Edi Rama dhe zv/kryeministri Erion Braçe.

 

Në familjen Cara humbën jetën 7 persona mes të cilëve dhe e fejuara e Almir Carës, Stela Zvergeci, e cila do të varroset në Korçë. Ndërsa në familjen Greku humbën jetën tragjikisht 3 persona.

 

Ditën e tërmetit, Hasan Cara kishte ditëlindjen, ndërsa Almir Cara në shtator të vitit të ardhshëm pritet të bënte dasmën me të fejuarën e tij, trupi i të cilës u dërgua në Korçë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.