E ndërsa një pjesë e katedrales “Notre Dame” në Paris po shkrumbohej dhe zjarrëfikësit po vijonin betejën për ta shpëtuar atë, qindra francezë u mblodhën në rrugët pranë saj duke u lutur.
Mes lotëve dhe dhimbjes për këtë humbje, ata kënduan himnin kombëtar ndersa mes tyre kishte edhe shume turiste.
Kryetarja e Bashkisë së Parisit tha se nuk ka trishtim më të madh që katedralja u përfshi nga flakët.
ANNE HIDALGO
KRYETARJA E PARISIT
Nuk ka trishtim më të madh, një provë e vështirë, e tmerrshme. Sigurisht “Notre Dame” është së pari një vend adhurimi i të krishterëve, katolikëve këtu në Paris, në Francë dhe të gjithë botës. Por edhe një vend historik I Parisit. Është vendi më I vizituar në botë, të gjithë vizitojnë Katedrlen e Notre Dame kur vijnë në Paris.Ndihemi shumë keq. I pash flakët e mëdha të zjarrit nga dritarja e zyrës time, ishte e tmerrshme”
Parizienët kanë rrefyer perjetimet e tyre për mediat.
“Eshtë një nga monumentet më të rëndësishme në francë. Une nuk jetoj shumë larg nga këtu, prandaj është shumë e trishtueshme që një monument I tillë digjet”.
“U thashë miqve të mi që më duhet të shkoj. ishte e rëndësishme për mua të jem këtu për ta fundit mbase para se të zhdukej plotësisht.”
“Janë qindra njerëz që vdiqëën për ndërtimin e katedrales. të trishton të shikosh në këtë mënyrë atë që ata lanë pas”
Diegia e katedrales se Parisit ka sjelle reagimet e liderëve botërorë te cilet kanë shprehur trishtim per ngjarjen.