Pas ndarjes nga jeta të artistes së njohur, Hueyda El Saied, ka ardhur një reagim nga partneri i saj, Thierry.

 

Me anë të një postimi në rrjetin social “Instagram” të Hueydas, ai ka falenderuar në emër të tij dhe djalit Gabriel, mirënjohje për të gjithë ata që iu kanë qëndruar afër në këtë moment të vështirë, ndërsa shkruan se dhimbja është ende e pamatshme.

 

“Dhimbja është ende e pamatshme dhe trishtimi kaq i thellë, por Gabrieli dhe unë duam t’ju falënderoj për të gjitha shprehjet tuaja të simpatisë dhe gjithë këtë valë dashurie për Hueydën që po përhapet nga qyteti i saj në Tiranë, por edhe nga e gjithë bota. Faleminderit ! Hueyda u largua si një yll me kokën lart pas një beteje të ashpër por të pabarabartë. Ajo tregoi guxim absolut dhe forcë shembullore pa dështuar dhe pa u ankuar kurrë. Hueyda ngjallte admirimin e të gjithëve, por veçanërisht i 2 fansave të saj më të mëdhenj në këtë luftë: Gabriel dhe unë, 2 Dashuritë e saj”, shkruan ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *