Në nisje të fushtës zgjedhore, kryeministri Edi Rama e nisi fjalimin duke krahasuar zhvillimin e fushtës së PS-së me atë të demokratëve. Sipas tij, ka një ndryshim të jashtëzakonshëm mes asaj që ofron PS dhe kundërshtari i saj politik, PD.

Rama u shpreh se PS ofron respekt për ligjin dhe se shëndeti i njerëzve qëndron mbi çdo gjë tjetër, edhe mbi partinë, ndërsa tek PD sundon papërgjegjshmëria.

“Sot ne nisim në fakt fundin e një fushate që nuk ka ndaluar në asnjë moment qysh nga dita që ne kemi marrë mandatin tonë të parë. Ndryshe nga çdo gjë e të shkuarës, kemi qenë në lëvizje që ditën e parë. Sot, zyrtarisht nis fushata e zgjedhjeve të 25 prillit. Jemi këtu për të respektuar me mish dhe shpirt këtë moment, ku demokracia na imponon të dalim përpara popullit.  Ne dhe ata kemi vënë para syve njerëzve dy kartolina. Mjafton të shohësh dy kartolina për të kuptuar ndryshimin e jashtëzakonshëm që ndan në dhe ata në mënyrën tonë të të qënit dhe marrëdhënien tone me njerëzit dhe shtetin. Këtu ka respekt për shtetin, ligjin, rregullat. Atje nuk ka respekt për rregullat, ligjin, për njerëzit. Kjo është fytyra e fushatës sonë. Këtu ka përgjegjshmëri. Atje sundon papërgjegjshmëria. Këtu shëndeti i njerëzve është mbi gjithçka tjetër. Atje, partia është edhe mbi shëndetin e njerëzve.  Çfare mund të presësh dikush që lë në një orë në të ftohtë njerëzit që i mblodhi vetë? Natyrisht po flinte gjumë. Në mungesë të dhëndrit, dasmorët dëgjonin klithma dhe pasthirrje. Ata kërkojnë të qeverisin më britma, klithma e pasthirrje. Ne do të marrim madnatin e tretë sepse Shqipëria nuk mund të vonohet më prej tyre.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *