Subscribe

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur Sarandën për të përsëritur se kufiri detar me Greqinë do të përcaktohet nga Gjykata Ndërkombëtare e Hagës. Gjatë një takimi me qytetarët e Sarandës, shefi i qeverisë ka theksuar se Athina zyrtare është në të drejtën e saj për t’u shtrirë 12 milje dhe kjo nuk e prek Shqipërinë.

 

“Aty ku kjo e drejtë nuk ushtrohet dot për arsye se s’ka vend, duhet marrëveshje dhe ne do shkojmë në gjyq se nuk kemi marrëveshje.”

 

Rama ka artikuluar kritika të forta ndaj politikanëve në Tiranë e Prishtinë, të cilët sipas tij po e përdorin për interesa politike këtë çështje, raporton Vizion Plus.

 

“Ideja që deti mund të shitet si kos dhe shitja mund të bëhet fshehurazi është një ide absurde, por keqardhja e madhe është që ka kaq shumë peshq me dy këmbë që këtë absurditet e marrin të mirëqenë dhe për këtë arsye ata që kanë një përgjegjësi publike, që janë liderë partish në Shqipëri e Kosovë, dhe që flasin me publikun duke i fryer këtij zjarri jan maskarenj.”

 

Por akuzat më të forta, Rama ia drejtoi ish-aleatit te tij, Shpëtim Idrizit që drejton partinë që përfaqëson komunitetin çam.

 

“Nga kush do ta mbrojë detin dhe çështjen çame Shpëtimi i doganës që ishte shpëtimi i doganës. Nga kush dhe e kam këtë për të gjithë çamët e zonës, nga kush do ta mbrojë, nga une, nga Damiani, nga kjo forcë politike që e ka vendosur dinjitetin kombëtar në themel të politikës së jashtme.”

 

Nga ana tjetër, kryeministri Rama ka theksuar se Partia Socialiste është forca që ka bërë më shumë për minoritetin grek, duke përmendur në mënyrë të veçantë procesin e legalizimit të banesave dhe marrjen e titujve të pronësisë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *