Kryeministri Edi Rama u takua këtë të martë në Athinë me homologun e tij grek Kiriakos Micotakis.  Kreu I qeverisë u prit në zyrën e Micotaqis I shoqëruar nga ministrja e Infrastructures dhe Energjisë Belinda Balluku dhe ambasadorja shqiptare në Athinë Adriana Hobdari etj.

 

Takimi mes dy liderëve zgjati 60 minuta.

 

Shefat e qeverive diskutuan  gjerësisht ceshtjet e mbetura pezull mes dy vendeve.

 

Në fokus të bisedës ishte marrëveshja e pafinalizuar  e detit dhe rritja e bashkëpunimit dhe investimeve.

 

Ndonëse nuk ka ende detaje nga takimi, Kiriakos Micotakis sipas mediave greke parashtroi kërkesat e Athinës zyrtare në lidhje me të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

 

Ky eshtë takimi i dytë mes Rames dhe Mitsotakis, pas atij në New York të zhvilluar  në fund të shtatorit gjatë punimeve të asamblesë së përgjithshme të OKB-së.

 

Më herët gjatë ditës shefi I qeverisë mori pjesë në samitin botëror për partneritetin strategjik mes Europës dhe vendeve arabe, të zhvilluar në athinë.

 

Në nisje të fjalës kryeministri korrigjoi moderatorin e samitit, i cili e quajti ramën ish ministër të punëve të jashtme, duke u bërë të ditur të pranishmëve se vijon ende ta ushtrojë këtë detyrë.

 

 

 

EDI RAMA

 

KRYEMINISTER

 

 

Eshte e re per mua qe paskam qene ish minister i jashtem i shqiperise, ne fakt vijoj te jem por s ka problem. …Për Krizën  e refugjateve, greqia eshte shembull i përpjekjeve të mëdha. Ajo është treguar e gatshme per te ndihmuar dhe mirëpritur njerez te deshperuar qe vijnë nga zonat e konfliktit. Greqia dhe Italia po vuajne per te rene dakord per nje politike te perbashket si duhet te zgjidhet i gjithë problemi në Europë.

 

 

 

Ndërkohë në samit Kryeministri Kyriakos Mitsotakis iu referua rolit të Greqisë si një shtyllë e stabilitetit dhe një lidhje midis vendeve të Mesdheut Juglindor, si dhe Evropës me Lindjen e Mesme dhe botën Arabe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *