Policia dha informacion zyrtar mbi ngjarjen tragjike të ndodhur mbrëmjen e të martës në Prizren ku babë e bijë u gjetën të vdekur në banesë.

 

Viktimat ishin Sali Mazreku 52 vjec dhe vajza e tij 21 vjeçe.

 

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tha se viktima Sali Mazreku pjesëtar i Policisë së Kosovës, dyshohet se me armën zyrtare aksidentalisht ka vrarë të bijën e tij dhe më pas ka qëlluar për vdekje edhe veten e tij.

 

Sipas informacioneve të para, ngjarja tragjike ndodhi të martën rreth orës 19 e 16 minuta.Policia thotë se në vendngjarje kanë qenë edhe familjarët, saktësisht djali i efektivit të policisë që dyshohet se kreu krimin.

 

Krimi ka ndodhur pak minuta para se polici do të duhej të nisej për në vendin e tij të punës, aty ku po punonte një kohë të gjatë si doganier në pikën kufitare në Vërmicë.

 

Ai kishte 20 vjet që po punonte në Policinë e Kosovës.

 

Në anën tjetër zyrtarët policor që kanë punuar për vite bashkë me zyrtarin e ndjerë policor kanë theksuar se i ndjeri ka qenë punëtor i vyeshëm dhe i dedikuar.

 

Policia dhe prokuroria ende nuk i ka bërë të ditura rrethanat se si ka ndodhur rasti, apo motivet e kësaj vrasje dhe vetëvrasje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *