Rreth orës 11:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Cakranit”, automjeti me drejtues Ardonelo Yzeiraj 20 vjeç, ka goditur automjetin e FNSH Fier, me drejtues punonjësin e policisë K. H.
Për pasojë është dëmtuar Ardonelo Yzeirajdhe tre punonjës të policisë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.





