Dalin detaje të reja nga përdhunimi i të miturës në Pogradec. Biseda mes vajzës së autorit dhe të abuzuarës e ka bërë të mundur që kjo e fundit të marrë kurajën për të denoncuar 46-vjeçarin. Pasi kishte kuptuar se mes 14-vjeçares dhe 46-vjecarit Blerim Bizgjoni kishte marrëdhënie intime, vajza e autorit i ka kërkuar shoqes së saj që të mos vazhdonte më tej.

 

Por 14-vjecarja e abuzuar i ka thënë se këtë gjë duhet t’ia kërkonte të atit për shkak se ai po abuzonte me të dhe se ishte e kërcënuar me jetë nëse fliste. Në këtë situatë vajza e Blerimit i ka pohuar të miturës se askush nga anëtarët e familjes nuk mund t’i kërkonte atij diçka të tillë për shkak se ai ishte i dhunshëm edhe në familje.

 

Në këto kushte, e mitura ka marrë guximin për të denoncuar 46-vjecarin. Fillimisht ajo i është drejtuar operativit të zonës dhe, pasi ka biseduar me të, ka shkuar së bashku me nënën në komisariat për të denoncuar abuzuesin. Mes rrëfimit të saj, vajza ka pohuar se prej një viti shkonte në shtëpinë e Blerimit dhe se disa herë ai e kishte ngacmuar me fjalë, por pa kryer asnjë akt deri në ditën e Bajrami.

 

Në këtë ditë ai ka abuzuar me të në ballkonin e shtëpisë për disa orë duke e dhunuar edhe fizikisht në mënyrë barbare, ndërsa vazhdimisht ka ushtruar presion që ajo të mos denonconte. Për 48 orë, 14-vjeçarja nuk është lejuar të dilte nga banesa e 46-vjecarit i cili edhe të nesërmen e ka dhunuar dhe përdhunuar.

 

Nga ana tjetër grupi hetimor po verifikon edhe deklarimet e vajzës se një tjetër e mitur para saj ka qenë pre e abuzimeve të 46-vjeçarit, gjë që është pohuar për policinë edhe nga fqinjët të cilët kanë treguar se një tjetër vajzë para 14 vjeçares qëndronte në shtëpi.

 

Ndërkaq vajza iu është nënshtruar edhe testeve përkatëse gjinekologjike nga të cilat ka rezultuar se ajo është abuzuar seksualisht, si edhe është kryer testi i shtatzënisë, që ka rezultuar negativ. I pyetur lidhur me akuzat, 46-vjeçari para grupit hetimor ka mohuar që të ketë kryer raporte intime me të miturën dhe ka deklaruar se nuk ka pse të shfaqë pendesë për një vepër që nuk e ka kryer. Ai rrezikon 25 vite burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *