Pak dite pas operacionit te policisë greke, qe çoi ne sekuestrimin e mbi 1 ton marihuane dhe arrestimin e 6 shqiptareve dhe një greku, mediat e vendit fqinj kane zbuluar detaje te reja. Sipas tyre, te ndaluarit jane nga jugu i Shqipërisë te moshës 40-62 vjeç, por identiteti nuk behet i ditur. Droga qe vinte nga Shqipëria transportohej me kamionë drejt Holandës, Gjermanisë dhe Belgjikës. Edhe nje dite me pare, dy shqiptare u prangosen ne nje tjetër operacion policor, ku u sekuestruan 29 kg kokaine, qe vinte nga Holanda. Mediat theksojnë se Greqia është shndërruar ne nje pike tranziti te lendeve narkotike, qe transportohen kryesisht me kamionë drejt vendeve te Evropës Perëndimore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *