Policia e Shtetit dha detajet e para në lidhje me gomonen me kanabis që u gjet në grykderdhjen e Vjosës mengjesin e kësaj të marte.

 

Forcat e rendit nëpërmjet një komunikate për mediat sqaruan se në bashkëpunim me partnerët e Guardia di Finanza-s kanë parandaluar një tentativë për trafik lënde narkotike, përmes detit drejt Italisë.

 

“Operacioni nisi rreth orës 03:30 të mëngjes, kur u pikas mjeti lundrues disa milje në det. Policia Kufitare e Vlorës dhe GdF kanë vijuar ndjekjen në det. Forcat operacionale të FNSH-së Fier dhe të Policisë lokale Fier e Vlorë kanë organizuar punën duke patrulluar me disa grupe nga toka, megjithë kushtet e vështira të motit. Ndjekja policore detyroi trafikantët të futeshin në grykëderdhjen e lumit. Aty braktisën mjetin lundrues dhe lëndën narkotike në buzë të lumit Vjosë, pranë fshatit Bishan. Duke përfituar nga errësira, të dyshuarit janë larguar në drejtim të pyllit. Forcat e Policisë kanë rrethuar zonën dhe vijojnë ndjekjen për kapjen e tyre.

 

Policia bëri të ditur se sekuestroi 1 mjet lundrues, 2 automjete, një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis, si dhe prova të tjera që ndihmojnë hetimin. Megjithate nuk u be i ditur nga policia sasia konkrete e kanabisit te sekuestruar qe mendohet te kete qene nga 500 kg deri ne 1 ton.

 

Ndërkohe bëhet e ditur se nën drejtimin e një grupi të posaçëm po vijojnë hetimet intensive për ndalimin e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal dhe përballjen e tyre me drejtësinë.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *