Subscribe

Kërcënohet me tritol pronari i një biznesi te vogel në Peshkopi.

 

Persona ende të paidentifikuar vendosën përpara derës së dyqanit së Lulzim Durmas një pako me tritol.

 

Sipas policisë, lënda plasëse ishte lene 300 metra larg postes se policise.

 

Ngjaja ndodhi rreth orës 23:10 të së dielës.

 

Si pasojë e shpërthimit dy persona që po kalonin rastësisht në zonë u lënduan.

 

Ata u dërguan me urgjencë në spitalin rajonal të Dibrës pasi ishin plagosr me disa copa xhamash.

 

Nga shpërthimi në katin e parë të godinës pati edhe dëme materiale.

 

Ende nuk ka asnjë të dyshuar për ngjarjen, ndërsa dyshohet se shkak mund të jetë një konflikt pronësie që Lulzim Durma ka me persona të tjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *