Subscribe

Rreth 115 persona janë arrestuar nga Polica e Shtetit si dhe janë sekuestruar afro 172 milionë lekë të vjetra, pas operacionit të uniformave blu kundër lojërave të fatit dhe basteve sportive.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu përmes një deklarate për mediat tha se operacioni “Fati i Lojërave” u zhvillua në 8 qarqe të vendit duke shtruar 486 kontrolle në lokale dhe ambiente që dyshohej se zhvillohej kjo veprimtari kriminale.

 

Në total janë arrestuar 115 shtetas, janë proceduar në gjendje të lirë 24 dhe 2 janë shpallur në kërkim, si dhe janë sekuestruar në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celular, një numër i konsiderueshëm televizor plazma, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale, një armë zjarri pistoletë.Ky operacion është në vijim dhe në qarqet e tjera të vendit, për të evidentuar dhe goditur çdo tentativë për të ushtruar aktivitet të paligjshëm  të lojërave të fatit.

 

Ndërkohë kryeprokuroja e Tiranës, Elizabeta Imeraj zbuloi detaje duke thenë  se goditja finale erdhi pas hetimeve disa mujore.

 

Veprimtaria e paligjshme e goditur në bazë të operacionit policor, i ardhur si rezultat i veprimtarisë hetimore prej disa muajsh, e udhëhequr nga prokurorët e çështjes së prokurorisë Tiranë, u përmbyll në mënyrë të suksesshme.Operacioni është në vijim, mbetemi në pritje të rezultateve të tjera për të evidentuar edhe bashkëpunimin e plotë të Prokurorisë me Policinë e Shtetit, ndodhemi në këtë konferencë të përbashkët duke përcjellë mesazhin që Prokuroria, në bashkëpunim me policinë e Shtetit kryen veprimet e nevojshme, për goditjen e veprimtarive kriminale si kjo e sotmja.

 

Të arrestuarit nga operacioni rrezikojnë dënimin nga 7 deri në 15 vite burg.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *