Subscribe

Dy vëllezërit Çala, Klement dhe Eldi, të cilët ishin shpallur në kërkim për grabitjen e 4.6 milionë eurove në Rinas, u arrestuan këtë mëngjes në Qerret të Kavajës.

 

Ata fshiheshin prej muajsh në një banesë të cilën e kishin marre me qira.

 

Në ambientet e vilës janë sekuestruar një sasi vlerash monetare të cilat dyshohet se i përkasin parave të grabitura ndër vite, armë zjarri, tre automjete luksoze të llojit “Audi” dhe motorë.

 

Dy vëllezërit Çala ishte shpallur në kërkim që prej datës 10 prill 2019, pasi në Rinas u grabit një sasi prej 4.6 milionë euro. Në shkëmbim e sipër me FNSH, humbi jetën Admir Murataj, teksa tentoi të largohej, ndërsa në burg janë edhe 7 pjesëtarë të tjerë të bandës.

 

Po ashtu, lidhur me këtë operacion ka reaguar pak më herët edhe ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili tha se laku ndaj bandës së Rinasit është drejt fundit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *