Një aksident i rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj te premte ne dalje të qytetit te Ersekës.

Sipas burimeve, mësohet se një mjet i cili po udhëtonte nga Leskoviku në drejtim të Pogradecit ka përfunduar në lumë pasi ka rënë nga ura e Barmashit.

Si pasojë e këtij aksidenti janë plagosur 4 persona të cilët udhëtonin në këtë mjet ndërsa burime nga spitali konfirmojnë se dy prej tyre kanë marrë plagë të rënda ndërsa dy të tjerët plagë më të lehta.

Të plagosurit pasi të marrin ndihmën e parë në spitalin e Ersekës do të transportohen drejt spitalit rajonal të Korcës.

Burimet shtojnë se të 4 të plagosurit Gqzim Belli, Defrim Leka, Fadil Kllomollari,

Petrit Hyskollari janë banorë të qytetit të Pogradecit.

Ndërkohë policia po punon për shkaqet e ketij aksidenti ndërsa paraprakisht mendohet se ky aksident të jetë shkaktuar nga shpejtësia tej normave të lejuara dhe fushpamja e kufizuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *